Google search engine
Home Lifestyle “Mos mendo se je heroinë, zbrit me këmbë në tokë”, Nano mesazh...

“Mos mendo se je heroinë, zbrit me këmbë në tokë”, Nano mesazh të hapur Alketa Vejsiut

0
283

Me anë të një monologu, Mustafa Nano ka komentuar Alketa Vejsiun në Sanremo. Moderatori i ka kërkuar prezantueses ta shohë me kujdes Sanremon, duke e paralelizuar edhe me Festivalin e Këngës në RTSH, që këtë vit u moderua nga Vejsiu.

Sipas tij, ashtu siç u bë në Sanremo, edhe në festivalin e dhjetorit duhet të ishin ftuar personazhe të rëndësishme, por sipas Nanos një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Alketa i bëri vetë të gjitha.

Ndërkaq, më tej Nano i kërkon prezantueses që pasi të kthehet të zbresë me këmbë në tokë, duke e vlerësuar edhe njëherë për aftësinë në moderim.

“Me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar. Ajo është ajo që është, ajo që do të jetë, ajo që ne njohim, është Alketa Vejsiu një prezantuese e shkëlqyer e spektaklit shqiptar”, tha Nano ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here