Sot muzika shqiptare humbi një nga ikonat e saj, të madhen Nexhmije Pagarusha. Të shumta kanë qenë ngushëllimet nga rrethi artistik, ku shprehin dhimbjen për këtë humbje të madhe.
Moderatori Ardit Gjebrea ka zgjedhur t’i jap lamtumirën Pagarushës me një foto ku shfaqen së bashku të lumtur dhe të përqafuar.
“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime.
Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli?
Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne.
Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”, shkruan Arditi.









































