Google search engine
Home Aktualitet Mbretëresha lë fronin e muzikës shqipe, kush ishte Nexhmie Pagarusha, ‘Këngëtarja e...

Mbretëresha lë fronin e muzikës shqipe, kush ishte Nexhmie Pagarusha, ‘Këngëtarja e Shekullit’ e krahasuar me yjet më të mëdha botërore dhe e dekoruar me medalje nga Donald Trump

0
392

Nexhmije Pagarusha e njohur si ‘bilbili’ i shqiptarisë ka ndërruar jetë si 86-vjeçare pas një sëmundje që po vuante kohën e fundit. Shpesh e quajtur si “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”, artistja është bërë e njohur si këngëtare në Shqipëri dhe vendet fqinje për vokalin e saj të veçantë prej sopranoje.

Mbretëresha lë fronin e muzikës shqipe, kush ishte Nexhmie

Ikona kishte lënë gjurmë në artin shqiptar për më shumë se katër dekada, si me vepra muzikore ashtu edhe me skeqe teatrale dhe ishte shembull dhe pikë motivimi për gjenerata me radhë.

Mbretëresha lë fronin e muzikës shqipe, kush ishte Nexhmie

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë.

Gjatë shkollimit të saj këngëtarja është krahasuar me muzikantë të njohur ndërkombëtarisht, zëri i saj krahasohej me Zhyliet Greko.

Mbretëresha lë fronin e muzikës shqipe, kush ishte Nexhmie

Për çka profesorët e saj e quanin si një krahasim absurd, pasi zëri i Pagarushës ishte i rrallë.

Nexhmije Pagarusha nga admiruesit dhe kritikët e muzikës quhet edhe ‘Bilbili i Kosovës’, ‘Mbretëreshë e Muzikës Shqipe’ e ‘Zonja Flutur’.

Derisa në Kosovë e mori titullin “Këngëtarja e Shekullit”, ajo kishte popullaritet dhe në vendet e ndryshme Evropiane, ku mbante edhe koncerte sidomos me ansamblin e njohur “Shota”, në vendet si Mqedoni, Bosnjë, Bullgari e madje edhe në Izrael.

Mbretëresha lë fronin e muzikës shqipe, kush ishte Nexhmie

‘Bilbili’ posedon në repertorin e saj mbi 150 këngë, dhe ka lënë gjurmë në shumë vende ballkanike dhe evropiane me koncertet e organizuara, pra vdekja e saj është humbje e madhe edhe për Evropën.

Kujtojmë, se në vitin 2018 Nexhmije Pagarusha ishte dekoruar me medaljen e ‘Mirënjohjes’ nga presidenti i tanishëm amerikan Donald Trump.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here