Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën Gledis Nano drejtor në drejtorinë e antiterrorit në policinë e shtetit.
Anëtarët e trupës së vetingut Kryetar Nertila Sadedini, Relator Adriana Meko, anëtar Arta Lleshi gjetën zero probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano një oficer karriere në policine shqiptare.
Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperience 17-vjecare si pjesë e policisë së shtetit.
Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.
Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithe rajonin
Gledis Nano po ashtu sëbashku me një tjetër oficer të antiterrit morën pjesë në nxjerrje nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës.










































