Google search engine
Home Lifestyle Ju nevojiten vetëm dhjetë minuta! Kjo është e vetmja alternativë që do...

Ju nevojiten vetëm dhjetë minuta! Kjo është e vetmja alternativë që do të ngrijë në mënyrën e duhur buka, truk mahnitës i cili ruan freskinë

0
254

Ekspertët paralajmërojnë që ngrirja e këtij produkti patjetër duhet të bëhet në mënyrën e duhur, sepse vetëm ashtu do ta ruajë freskinë.

Shumë amvisa mbetjet e bukës i fusin në frigorifer me ngrirje të thellë në mënyrë që të mund t’i përdorin më vonë. Ekspertët e lejojnë këtë veprim, mirëpo paralajmërojnë që ngrirja duhet patjetër të bëhet në mënyrën e duhur, sepse vetëm ashtu ruan freskinë.

Buka e prerë apo jo?

Para se ta fusni bukën në frigorifer me ngrirje të thellë, mendoni si do ta përdorni më vonë.

Pra, nëse ju nevojitet për sandviç, atëherë priteni në feta. Mbetja e bukës mund të jetë në një pjesë, pos nëse nuk vlerësoni që ju nevojitet në pjesë më të vogla.

Ngrirja e bukës

Kur pritni bukën, mbështilleni në një folie të pastër plastike, buka do të ketë teksturë më të mirë kur do ta shkrini.

Pastaj bukën nga folia vendoseni në qese plastike apo madje edhe në dy qese. Në atë mënyrë buka do të mund të “mbijetojë” në ambient të ngrirë edhe rreth gjashtë muaj.

Shkrirja

Më parë nxirreni nga frigoriferi.

Lëreni në temperaturë dhome disa orë. Më së miri do të jetë që këtë veprim ta bëni në mbrëmje dhe ta lini gjatë tërë natës.

Kur buka të shkrihet, vendoseni në tepsi për pjekje, pastaj për afro dhjetë minuta futeni në furrë në 170 gradë Celsius. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here