Google search engine
Home Lifestyle “Iu shtri barkas italianëve”, gazetari i njohur shqiptar hedh akuzat e rënda...

“Iu shtri barkas italianëve”, gazetari i njohur shqiptar hedh akuzat e rënda ndaj Alketa Vejsiut pas prezantimit në Sanremo: Mungesë dinjiteti, arrogancë e fshehur dhe gënjeshtra për vendin e saj (E PLOTË)

0
306

Të shumta kanë qenë reagimet pozitive për prezantimin e Alketa Vejsiut mbrëmjen e djeshme në festivalin madhështor të Sanremos. Mirëpo pati edhe nga ata që e panë prezantimin e saj me sy kritik. Një ndër ta është edhe gazetari shqiptar i ‘Le lene’, i cili u bë i famshëm për të gjithë me rastin e shpëtimit nga kampi sirian i vogëlushit Alvin Berisha.

Teksa sjell në vëmendje këngëtaren Elhaida Dani, e cila sipas tij na prezantoi me dinjitet, për Alketën, Kopliku shkruan së ajo ‘iu shtri barkas italianëve’.

Postimi i plotë:

Italiani ka nje fjale qe quhet Umiltà, (perulje).

Elhaida Dani fitoi “The Voice” ne Itali por nuk e çoi autovleresimin ne nivele te pakapshme. Nuk monologoi as para e as mbrapa fitores duke na treguar perrallat e njeriut te pare ne Hene.

Njerez, askush nuk xhelozohet, e aq me shume urren kete vajze. Eshte sjellja e saj, arroganca e fshehur nen ato shprehjet standarde, mesimi permendesh i 20 fjalive, logorroic-lleku funksional dhe mbi te gjitha mungesa e dinjitetit qe mua personalisht “mi stanno sul ate qe s’thuhet”. Pastaj, mbreme tha genjeshtra per vendin e saj.

Normalisht masa mendon se kush flet shpejt eshte perfekt. Ok. Rrofte masa.

Per ta mbyllur, ndoshta pak umiltà do ti bente mire. Jo perballe italianeve te cileve iu shtri barkas. As perballe Veres. Perballe shqiptareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here