Ardian Doçi mohon të ketë lidhje me vrasjen e Jan Prengës.
Ai ka dalë sot para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Në fillim të seancës, ai ka pranuar se më parë e ka patur emrin Shkëlzen, por e ka ndërruar dhe se nuk ka qenë i dënuar.
Seanca vijon me dyer të mbyllura. Ardjan Doçajn është vetëdorëzuar në Han të Hotit, dy ditë më parë, ndërsa emri i tij ka dalë në përgjime.
Mësohet se i dyshuari se nuk ka pranuar asnjë akuzë dhe se pretendon se nuk ka lidhje fare ne ngjarjen. Më herët, 5 persona janë lënë nën masën e arrestit me burg nga gjykata.









































