Google search engine
Home Lifestyle Hygerta Sako ironizon keq Alketa Vejsiun pas Sanremo-s: Paskemi qenë burra ne...

Hygerta Sako ironizon keq Alketa Vejsiun pas Sanremo-s: Paskemi qenë burra ne të tjerat. Unë e paskam ngrënë plot katër herë!

0
335

Ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja, Hygerta Sako ka reaguar pas daljes së Alketa Vejsiut në Sanremo dhe deklaratës së kësaj të fundit.  Mbrëmjen e djeshme, para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian Alketa tha se “jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoj një femër dhe ajo jam unë.”

Pas kësaj ka reaguar Hygerta, e cila e ka ironizuar Alketën duke shkruar se të gjitha gratë që e kanë prezantuar më parë kanë qenë ‘burra’. Madje Hygerta Sako e vazhdon ironinë duke thënë se ajo e paska ngrënë më keq sepse e ka drejtuar katër herë Festivalin.

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here