Google search engine
Home Lifestyle Çmendi botën në Sanremo, Georgina kaq e njohur dhe e famshme u...

Çmendi botën në Sanremo, Georgina kaq e njohur dhe e famshme u vesh nga stilistja shqiptare, kush është ‘duararta’ që bukuroshja i ka besuar fustanet

0
279

Georgina Rodriguez është një ndër “Zonjat e festivalit”, siç i quajnë në Itali prezantueset e Sanremos. Ronaldo nuk e la vetëm Georgina-n. Futbollisti i Juventusit ishte në radhë të parë të arenës “Ariston”, për të ndjekur partneren e tij, ndërsa prezanton përkrah Amadeus. 

Georgina Rodriguez ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në festivalin e Sanremos, por përveç kërcimit të tangos që arriti të vjedhë vëmendjen e gjithë skenës në, Georgina shkëlqeu edhe me paraqitjen e saj, pasi u shfaq me dy fustane vezullues që ndërroi përgjatë gjithë mbrëmjes në Sanremo.

Por ndonëse kaq e njohur dhe e famshme në botë, e dashura e Ronaldos paska zgjedhur stilistë shqiptarë për t’i krijuar fustanet për në festivalin e Sanremos.

Stilistja e njohur Lia Stublla, ka stiluar dy nga tre fustanet e mbrëmjes së djeshme me të cilat u shfaq Gerogina. Në profilin e saj në stilistja shqiptare ka publikuar fotot e Georginas, ku duket qartazi puna e shkëlqyer në ato fustane mahnitëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here