Google search engine
Home Aktualitet Artisti Robert Bisha, koncert në skenën e teatrit Metropol

Artisti Robert Bisha, koncert në skenën e teatrit Metropol

0
289

Pianisti i njohur Robert Bisha erdhi në skenë e festivalit “MetroSounds 2”, në teatrin Metropol. Ky ishte koncerti i dytë, që u zhvillua në kuadër të festivalit në teatër. Institucioni më herët lajmëronte se artisti Robert Bisha, me tinguj muzikorë pas 4 vitesh rikthehej në skenën e Metropolit. “Tingujt unik të Robert Bishës do të na shoqërojnë në magjinë e një udhëtimi fantastik shpirtëror”, shprehej teatri. Pianist, kompozitor, improvizues dhe multiinstrumentist Robert Bisha ka një aktivitet të vlerësuar në skena të ndryshme. Roberti ka lindur në Shkodër dhe që në moshën 6 vjeçare ka filluar studimin e pianos. Pastaj më vonë ka studiuar si kitarë klasike dhe fizarmonikë. Pasioni i tij për folklorin dhe për instrumentet e tij e ka shtyrë Robertin të eksperimentojë shumë gjatë në instrumentin e tij kryesor, i cili është pianoja. Temat të kompozuara me intervalet e folklorit, edhe pse nuk janë shpesh herë realisht tema këngësh folklorike por që kujtojnë, thërrasin folklorin. Njohuria e repertorit klasik perëndimor pianistik, njohuria e shumë zhanreve te ndryshëm muzikore të kohërave tona apo të lashta, e bëjnë Robertin një improvizues dhe kompozitor me cilësi mbarëkombëtare por edhe me mënyra shprehëse unike në instrumente. Dhe pse i ri në moshë, ka fituar çmime të ndryshme kompozimi dhe ka luajtur live me artistë te ndryshme me rëndësi mbarëkombëtare. “MetroSounds” është një festival muzikor. Programi i “MetroSounds 2” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë mesdhetare. Për disa mbrëmje në skenë do të jenë artistë të huaj, por dhe shqiptarë. Teatri bën me dije se përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”, dhe sjell copëza kulturash të ndryshme. “Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt, si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës”, shprehet institucioni. Grupi “DuOud” çeli programin e festivalit “MetroSounds 2”, në teatrin Metropol. Artistët ndërtojnë një cikël muzikor, që duket sikur fillon nga rrënjët afrikane ndërsa thith dhe zhvillon elemente të muzikës franceze bashkëkohore – brake beats, ritmet xhaz dhe tingujt e metaltë të kitarës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here