Shuhet në moshën 86-vjeçare këngëtarja e famshme, Nexhmije Pagarusha. Mësohet se ikona e skenës shqiptare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve si ikonë e muzikës shqipe.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, saqë është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës.








































