Alzhajmeri shkakton probleme të memories për shkak se një pjesë e trurit plaket dhe quhet ndryshe dhe sëmundja e harresës. Tashmë është cilësuar si një ndër sëmundjet e shekullit. Arrin në disa faza, deri në atë të fundit ku truri nuk kryhen më funksione normale, që nga të menduarit kthjellët deri te proceset e përditshmërisë.
Problemet konjitive të trurit dhe memories shfaqen veçanërisht te gratë. Sipas ekspertëve, lidhja mes sëmundjes dhe gjinisë femërore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit të estrogjenit. Për mjekët, marrëdhënia mes Alzhajmerit, dementias dhe hormoneve është e komplikuar.
“Agroweb” shkruan se pasi shumë studime kanë treguar se pikërisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sëmundje të tilla, por deri në një pikë. Megjithëse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatë viteve mund të çojë në stimulimin e sëmundjes së Alzhaimer.
Gjatë jetës niveli i estrogjenit në trup zhvillohet në mënyra të ndryshme, pra në periudha më të hershme është më i lartë. Ndërsa gjatë dhe pas menopauzës kur niveli i këtij hormoni bie, trupi nuk ka më një mburojë ndaj sëmundjeve të kujtesës dhe trurit.
Humbja e këtij hormoni e bën trurin më të ndjeshëm ndaj sulmeve dhe lodhjeve të brendshme apo të jashtme që e shkatërrojnë atë. Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumë çrregullime të tjera që shkaktohen si pasojë e moshës.
Këtu përmendim problemet me frymëmarrjen apo sëmundjet si ishemia. Truri gjithashtu humb aftësinë për të përpunuar nivelet e glukozës dhe për të furnizuar veten me energji.
Kjo është një simptomë specifike e sëmundjes së Alzhaimerit. Gjithsesi sipas mjekëve ka edhe faktorë të tjerë që e zhvillojnë këtë sëmundje, ndër to është faktori gjenetik apo mosha.
Mjekët japin edhe këshilla se si mund të parandalohet:
Merruni gjithnjë me aktivitet sportiv, mundohuni të ecni të paktën 1-2 orë në ditë, në natyrë. Vrapi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin dhe trupin larg sëmundjeve.
Pagjumësia mund të jetë një faktor që shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e kujtesës. Është e rëndësishme të keni një regjim të qetë teksa flini. Mjekët rekomandojnë të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë.
Periudhat e vazhdueshme nën presion apo stres ndikimin e parë e kanë në tru, prandaj mundohuni t’i evitoni sa më shumë këto episode. Sa herë që të ndiheni të stresuar merruni me ndonjë aktivitet sportiv apo ecje në natyrë në mënyrë që të mbroni trurin.











































