Google search engine
Home Aktualitet Aksidenti në Memaliaj, dalin emrat e dy mësuesve që humbën jetën

Aksidenti në Memaliaj, dalin emrat e dy mësuesve që humbën jetën

0
294

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në Memaliaj të Tepelenës.Një makinë tip “Benz” me mësues brenda saj ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 mësuesve, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.

Mësohet se viktimat janë Aleksandër Sako, 43-vjeç dhe Ornida Hoxha, 36-vjeçe.Dy mësuesit, që ishin duke u kthyer nga puna kanë humbur jetën, pasi makina e tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal kullues. Makina i ka zënë poshtë duke u marrë jetën.

Ata kanë qenë katër mësues në makinë, por dy prej tyre kanë mundur të dalin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here