Google search engine
Home Politike Afera e CEZ, si u hodhën në kosh provat kundër Berishës dhe...

Afera e CEZ, si u hodhën në kosh provat kundër Berishës dhe u pushua çështja nga Gjykata, Kuvendi ankimon vendimin, ish kryeministri përfundon në Apel

0
368

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për pushimin e hetimeve mbi aferën e CEZ. Për këtë aferë ishte i akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa ish-ministra të PD. Dje gjyqtari Lazër Sallaku ka treguar argumentet, ku duket qartë se ka hedhur në kosh të gjitha provat e dorëzuara në gjykatë. Në vendim ai shprehet se nuk ka pasur prova për të akuzuarit, edhe pse ka me qindra faqe me informacion të dorëzuara nga paditësit. 

Ashtu siç e paralajmëroj edhe kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Kuvendi ditën e sotme ka ankimuar në apel vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e CEZ. 

Në vendim gjyqtari, Lazër Sallaku, u shpreh se nuk ka pasur prova për të akuzuarit, edhe pse ka me qindra faqe me informacion të dorëzuara nga paditësit. Gjykata arsyeton se nga përmbajtja e e-mail-eve Ndue Kalaj si mik i Shkëlzen Berishës nuk ka pasur asnjë ndikim për privatizimin e OSSH të CEZ. Në vendim thuhet se nuk rezulton që i akuzuari nga Ministria e Energjisë të ketë kërkuar përfitime të paligjshme për të premtuar kryerjen e këtij ndikimi. Në njërën nga e-mailet që citohet në vendimin e gjykatës thuhet se Kalaj ka shtrënguar duart me kryeministrin dhe se ai është shprehur i kënaqur të priste nëndrejtorin e CEZ, Tomas Pleskash. Por ky pohim thotë gjykata nuk shoqërohet me asnjë të dhënë tjetër që të nënkuptojë se tek ai është ushtruar ndikim, po kështu nga e-mail-et del se edhe takimi me Shkëlzen Berishën është kryer një ditë pas takimit me investitorët.

Afera e CEZ, si u hodhën në kosh provat kundër Berishës dhe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here