Google search engine
Home Aktualitet ‘S’lëngon më në varr…’/ Prindërve të Marvi Mihalit iu ndodh mrekullia 3...

‘S’lëngon më në varr…’/ Prindërve të Marvi Mihalit iu ndodh mrekullia 3 vite pas vrasjes së djalit, gazetari jep lajmin e gëzueshëm për mësuesen e anglishtes dhe kampionin e dikurshëm të atletikës

0
288

Kanë kaluar tre vite nga ngjarja tragjike që tronditi mbarë opinionin publik, ku të riun Marvi Mihalin e ekzekutuan për vdekje për një karikuese. Ditën e sotme gazetari Bledi Mane me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë një lajm të gëzuar, se tashmë ‘Marvi nuk lëngon në varr nga plagët e thikës, por gëzon për motrën e vogël të bukur’.

Prindërit e Marvi Mihalit janë bërë me motër. “Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij… “, shkruan ndër të tjera gazetari.

LAJM I GËZUAR/ MARVI MIHALI BËHET ME MOTËR!
E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë?
Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar. Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes.
Vëllai më i ri në Tiranë Arvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here