Google search engine
Home Aktualitet SHÇBA pezullon nga detyra 4 punonjës policie dhe një shtetase ndiqet në...

SHÇBA pezullon nga detyra 4 punonjës policie dhe një shtetase ndiqet në gjendje të lirë, zbardhen veprat penale që kanë kryer (Emrat)

0
240

Pezullohen nga detyra 4 punonjës policie, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat bën me dije me anë të njoftimi se efektivët e policisë janë pezulluar për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe po ndiqet penalisht në gjendje të lirë një shtetase.

M.B., me detyrë në DPPSH;
A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas;
A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë. SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë çdo shkelje të punonjësve të Policisë në numrin falas 0800 90 90.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here