Google search engine
Home Aktualitet Policia “bën namin” me gjoba dhe arrestime, vihen në pranga 8 shoferë...

Policia “bën namin” me gjoba dhe arrestime, vihen në pranga 8 shoferë dhe bllokohen 8 makina, plan masash për ndëshkimin e “të fortëve”, çfarë ka ndryshuar

0
296

Vihen në aksion Policia e Fierit me kontrolle të rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve. Në aksionin për parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka haruar një plan masash ë posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Policia bën me dije se ka arrestuar 8 drejtues mjetesh, pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi, si dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.

Njoftimi i policis:

Fier

Plan Masash nga Policia Rrugore Fier për zbatimin e normave të sjelljes nga drejtuesit e mjeteve për shkeljet që janë burim aksidenti për mjetet me dy rrota (ciklomotorrave).

Policia Rrugore e Qarkut Fier gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 shtetas për drejtim mjeti të pa paisur me leje drejtimi dhe ka kapur 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, policia rrugore ka hartuar një plan masash të posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 8 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi si edhe u kap 1 shtetas i cili ishte në kërkim për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm pasi u kapën duke drejtuar motocikletën pa leje drejtimi:

N. Sh., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

A. O., 52 vjeç, banues në Divjakë.

A. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë.

F. P., 52 vjeç, banues në Lushnjë.

A. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

V. P, 53 vjeç, banues në Lushnjë.

I. H, 33 vjeç, banues në Divjakë.

D. H., 21 vjeç, banues në Fier për drejtimin e automjetit tip “Benz” pa leje drejtimi.

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: A. R, 57 vjeç, banues në Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë bllokuar 8 motomjete, janë proceduar për Komision 26 drejtues mjetesh për paligjshmëri në fushën e transportit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit u vendosën 268 masa administrative nga të cilat 121 masa ne fushën e sigurisë rrugore (pa kaska mbrojtëse, pa rrip sigurimi, parakalim i gabuar dhe përdorim celulari).

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Fier do vazhdoi punën për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë normat e sjelljes sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here