Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kanë vazhduar debatet për ndryshimet që janë bërë në statusin e gjyqtarit.
Ka qenë deputeti Bashkim Fino, që ka deklaruar i revoltuar se tetë gjyqtarë marrin pagë më të lartë se Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kjo është absurde.
Fino është shprehur se ka gjithë jetën ekonomist dhe kjo formë nuk i duket e drejtë.
“Të tetë gjyqtarët marrin pagë më të lartë se Presidenti i Republikës. Nuk jam kundra, po të japësh një pagë më të lartë se Presidenti i Republikës dhe të thuash këto këtu janë probleme, mua më duken shumë absurde. Unë kam gjithë jetën ekonomist dhe kështu nuk bëhet. E kemi vënë në vështirësi qeverinë kur kemi marrë këto vendime, po ta vëmë prapë. Ky është një diskutim parimor që bëj unë dhe nuk ma mbush mendjen njeri”, tha Fino.












































