Google search engine
Home Lifestyle Ngjitet sot në skenën e festivalit të “Sanremo”-s, Alketa Vejsiu i surprizon...

Ngjitet sot në skenën e festivalit të “Sanremo”-s, Alketa Vejsiu i surprizon të gjithë me atë që do të bëjë: Më kanë propozuar autorët që…

0
486

Sot është mbrëmja e tretë e festivalit të famshëm ‘Sanremo’, ku do të prezantojë për herë të parë edhe moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu.

Alketa do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për “Opinion.al”, duke zbuluar programin e saj për sonte.

E pyetur nga gazetari Drini Zeqo se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:

“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”

Gjithashtu ajo shtoi:

“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…”

Drini e këshilloi me humor të mos ndërronte shumë fustane sonte, ndërsa Alketa ia ktheu:

“Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.”

Siç moderatorja ka treguar edhe më herët, sot do të jenë në publik bashkëshorti dhe vajza e saj, të cilët do të duartrokasin nga afër suksesin e Alketës, e cila bëri realitet ëndrrën që kishte prej vitesh.

Ngjitet sot në skenën e festivalit të “Sanremo”-s,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here