Subjekti i radhës i procesit të vettingut të policisë është drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi veliu.
Ai ka deklaruar si pjesë e pasurisë së tij një apartament me vlerë 79 mijë euro, të blerë me 5 milionë lekë të reja kredi. Aktualisht, Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira, pasi apartamenti është në ndërtim e sipër.
Veliu rezulton të ketë një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.
Shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro. Subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij.
Bashkëshortja ka llogari në bankë me 800 mijë lekë, të ardhura nga paga. Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.
Apartament 2 mln e 900 mijë lekë, apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes. Shuma e dhuruar nga prindërit e saj, është kjo e këtij apartamenti ne Vlorë.
Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm.
Bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018.









































