Google search engine
Home Politike Gjykata riktheu në detyrë dy ish-nënkryetarët e shkarkuar nga Agim Kajmaku, ndodh...

Gjykata riktheu në detyrë dy ish-nënkryetarët e shkarkuar nga Agim Kajmaku, ndodh lëvizja e fundit në bashkinë Vorë

0
253

Gjykata Administrative pezulloi nga detyra nënkryetarin e bashkisë së Vorës, Genti Picari duke rikthyer në detyrë dy ish-nënkryetarët.

Vendimi i gjykatës administrative vjen pas padisë së kësaj të fundit, e cila ishte shkarkuar nga Agim Kajmaku sëbashku me Hekuran Brahimajn për të lënë të vetmin nënkryetar pikërisht Genti Picarin.

Prokuroria dyshon se të gjitha këto veprime, Agim Kajmaku i bëri pasi ishte shkarkuar nga detyra e kreut të Bashkisë së Vorës me argumentin se kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

Ndërkohë, mësohet se aktualisht në bashkinë Vorë ka shkuar nënprefekti i Tiranës për të protokolluar vendimin e gjykatës.

Nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pritet të komandohet si kryetar (deri në shprehjen përfundimtare të gjykatës) nënkryetari Hekuran Brahimaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here