Ylli i muzikës italianë, Tiziano Ferro ka dështuar dje në performancën e tij, me këngën e Mia Martinit, pas stonimit që pati… dhe një artist si ai nuk mund t’ja falë vetes atë që ndodhi. Sapo mbylli performancën, Tiziano ka nisur të qajë, dhe t’i kërkojë falje publikut.
Tiziano Ferro, melodia e muzikës italiane ka arritur të prekë zemrat e miliona njerëzve në botë, pas një incidenti që pati mbrëmjen e djeshme në Sanremo.
“Shkatërrova gjithçka” tha ai, “më falni, më falni”, dhe i gjithë publiku i Sanremos e mbështeti.
Këngëtari mori pjesë në edicionin e Sanremo 2020 për bamirësi, dhe kjo ishte një tjetër arsye pse publiku iu gjend në krah.










































