Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë aeroporti në Stamboll, duke bërë që avioni të ndahet në tre pjesë, raportojnë mediat turke.
Ministri i Transportit të vendit Cahit Turhan ka thënë se askush nuk ka vdekur në përplasjen në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit, duke shtuar se incidenti ishte rezultat i një “ulje të ashpër”.
Ai gjithashtu tha se disa pasagjerë janë lënduar.
Sipas televizionit NTV të Turqisë, avioni që transportonte 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit.Aeroporti është mbyllur, me fluturimet janë devijuar në aeroportin tjetër të qytetit.Kërkimet në avion po bëhen duke i nxjerrë pasagjerët nga të carat e tij. Janë 52 persona që kanë pësuar lëndime por askush nuk ka humbur jetën.








































