Google search engine
Home Bota Turqia tregon forcën ndaj Sirisë nëse nuk i përmbahet akordit për armëpushim

Turqia tregon forcën ndaj Sirisë nëse nuk i përmbahet akordit për armëpushim

0
315

Presidenti turk kërcënon me përdorimin e forcës kundër trupave siriane, nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit, në një armëpushim të rënë dakord më parë në veri të vendit.

“Nëse regjimi sirian nuk tërhiqet në zonën prapa posteve të vëzhgimit, Turqia do të detyrohet të marrë çështjet në duart e veta”, paralajmëroi presidenti Erdogan, gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij.

Reagimi erdhi pas një përplasjeje midis forcave turke dhe siriane, të hënën, ku pati viktima në mesin e të dyja palëve.

Erdogan tha se ai i përcolli homologut rus, Putin, gjatë një bisede telefonike, se “regjimi i Asad duhet të tërhiqet pas vijave të përcaktuara nga memorandumi në Soçi, prapa pozicioneve tona të vëzhgimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here