Google search engine
Home Aktualitet Prej 19 ditësh i zhdukur, zbulohet kush është personi që ka në...

Prej 19 ditësh i zhdukur, zbulohet kush është personi që ka në dorë trupin e Jan Prengës/ Policia: Është gjetur një qese plot me gjak!

0
247

Policia dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë asnjë të dhënë se ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 49-vjeçarit Jan Prenga. Duket se organet e kërkimit kanë shuar shpresat për gjetjen e Jan Prengës me kontrollet e lira në terren, ku tashmë e vetmja shpresë është rrëfimi i ndonjërit prej vetë protagonistëve të këtij krimi. Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka arritur të sigurojë dhjetëra prova që përbëjnë boshtin kryesor të kësaj çështje penale, por ende nuk ka provën gjenerale, trupin e viktimës.

Gazetari Elton Qyno shkruan se mes provave të sekuestruara është dhe një plastmas me gjak, për të cilin prokuroria ka kërkuar ekspertimin e njollave të gjakut, duke i krahasuar ato me njollat e gjakut të konstatuara në vendin ku Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar në Kamëz. Deri në këtë fazë të hetimit organi i akuzës ende nuk është njohur me rezultatet e këtij ekspertimi mjeko-ligjor. Por teksa është në pritje të rezultatit të analizave nga Instituti i Mjekësisë-Ligjore, prokuroria e Tiranës po shikon mundësinë për kalimin e kësaj dosje penale, prokurorisë së Posaçme SPAK, duke e klasifikuar ngjarjen dhe kryerjen e veprave penale në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here