Google search engine
Home Rajoni Kosova Në ditën e dytë të punës si kryeministër, Albin Kurti merr vendimin...

Në ditën e dytë të punës si kryeministër, Albin Kurti merr vendimin nuk e priste askush në lidhje me Serbinë

0
262

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se reciprociteti i plotë, politik, ekonomik dhe tregtar do ta zëvendësojë tarifën 100 përqind ndaj Serbisë. Kjo sipas tij nuk do t’i kthejë raportet mes shteteve në marrëdhënie asimetrike, por në avancim fqinjësor bilateral.

Shefi i ekzekutivit kosovar këtë e pohoi në prani të shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku mbajtën një konferencë të përbashkët, e ku u theksua përkushtimi drejt rrugëtimit evropian të Kosovës.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë. Edhe për shkaqe historike dhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 përqind. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë pra mbi 60 përqind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë me parimin e reciprocitetit. Unë besoj se edhe ata që janë sot në opozitë ose ata që nuk na votuan, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë dakord”, tha Kurti.

Kjo është dita e dytë e punës e kryeministrit, Albin Kurti, i cili vazhdimisht ka pritur në takime ambasadorë të huaj të akredituar në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here