Google search engine
Home Politike Kreu i Gardës së Republikës në telashe para Komisioni të Vettingut, tregon...

Kreu i Gardës së Republikës në telashe para Komisioni të Vettingut, tregon momentin kur iu rrezikua jeta: Makina e ministrit u godit me 27 plumba! Kam sjell edhe prova!

0
272

Komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni i Jashtëm iVlerësimit të Vettingut, për aftësitë profesionale që ka treguar ndër vite, megjithëse rrezikon pozicionin e tij të detyrës për shkak të pasurisë së pajustifikuar.

Gjatë viteve në Gardës së Republikës ndërsa thekson se e ka kryer detyrën me integritet dhe ndershmëri Sako ka rrëfyer dhe një moment ku ka rrezikuar edhe jetën.

Për këtë ka treguar një rast ku makina me të cilën udhëtonte si shoqërues i ministrit të Brendshëm, është qëlluar me 27 plumba.

“Sa i përket integritetit deklaroj se kam kryer me përkushtim dhe ndershmëri detyrën duke rrezikuar edhe jetën. Në Shtator 1998 makina e Ministrit të Brendshëm me të cilin udhëtoja si shoqërues i tij, u godit nga 27 plumba. Deklarimet e mia kanë qenë të sakta dhe për të gjitha këto kam sjellë materiale provuese të ligjshme”, tha Sako.

Në deklaratën e tij pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të Vettingut Sako ka deklaruar dhe shitjen e një automjeti për të cilën u akuzua se ka pasur shkelje. Ndërsa vetë komandanti thotë se i ka ndjekur të gjitha procedurat. “Në lidhje me konstatimet tuaja për shitjen e automjetit dua të sqaroj se kam ndjekur të gjitha procedurat ligjore për blerjen dhe shitjen e tij”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave, Sako nuk ka deklaruar burimin financiar të udhëtimeve jashtë vendit dhe rezulton pronar i një bar kafe me një status pasiv ndërkohë që nuk e ka deklaruar fare si biznes. Ai ka detyrime te pashlyera ndaj tatimeve në vlerën 30 mijë lekë dhe ndaj bashkisë në vlerën 90 mijë lekë.

Gjithashtu rezulton se Sako nuk ka deklaruar blerjen e një apartamenti dhe ka parregullsi në deklarimin e klinikës ku punon bashkëshortja e tij.

Komandati i Gardës ka deklaruar 1400 lekë më shumë të ardhura për klinikën e bashkëshortes ndërsa ka punësuar mbesën e tij si juriste në gardë. Të gjitha këto, njollosin pozitën e Sakos dhe hedhin dyshime mbi pastërtinë e figurës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here