Google search engine
Home Politike Drejtesi ‘Forca e Ligjit’ shënjestron ‘kokat’ e krimit/ Zbulohet formulari Anti-KÇK që iu...

‘Forca e Ligjit’ shënjestron ‘kokat’ e krimit/ Zbulohet formulari Anti-KÇK që iu jepet ‘të fortëve’, zbardhet kërkesa e OFL-së për Berishën, ç’ndodh me pronat e tyre pas 48 orëve

0
279

Operacioni Forca e Ligjit ka nisur aksionin në tyerren prej gati tre ditësh, zëdhënësja e OPL ka bërë me dije në një deklaratë për shtyp se i ka dërguar formularin Lulzim Berishës, përmes së cilit kërkon të justifikojë pasurinë e tij.

Lulzim Berisha, ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, ka bërë sot deklarimin e pasurisë, si një prej subjekteve të paketës ‘ANTI-KÇK’. I njëjti formular i është dorëzuar, nga OFL personave nën hetim, te dyshuar për lidhje me krimin.

OFL ka 150 punonjës që janë oficerë të policisë gjyqësore dhe agjentë që janë trajnuar prej 6 muajsh. Ata po përpilojnë një listë të marrë nga 12 drejtoritë vendore dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për personat e dënuar me formë të prerë për vepra të rënda penale ose të hetuar për to.

Të gjithë këtyre personave u jepet një formular për justifikimin e pasurisë dhe kanë afat për plotësim 48 orë. Konkretisht OFL është duke shpërndarë formularët tek personat e dyshuar për aktivitet kriminal dhe pasuri të paligjshme. Pas dorëzimit të formularëve ata do të shqyrtohen nga OFL dhe më pas vijojnë fazat e tjera të operacionit.

FORMULARI që OFL i dërgoi Lul Berishës dhe të fortëve të tjerë.

Kërkesë shtetasit Lulzim Adem Berisha me adresë rajoni nr.5, lagjia nr.17 rruga Adria Durrës, të paraqitet pranë Strukturës Operacionit Forca e Ligjit në Tiranë dhe të paraqesë brenda 48 orësh, një autodeklaratë në lidhje me:

a)Burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë;

b) shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesit të ligjshëm që gëzon mbi pasurinë, objekt shqyrtimi;
 c) sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë, në veçanti burimin e të ardhurave në rastet e blerjes apo shitblerjes;
ç) përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në përdorim të të tretëve apo këta përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetërd) të ardhurat e përgjithshme vjetore;
 dh) çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë
 Për moszbatim të kërkesës brenda 48 orëve ju njoftojmë se do të zbatohen kërkesat e pikës 2, neni 18, aktit Normativ nr.1 datë 30 janar 2020, për masat parandaluese në kuadër të formimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda, dhe të konsolidimit, të rendit dhe sigurisë publike”, pasuria juaj do të sekuestrohet.
3) Dokumentacioni i paraqitur nga ana juaj, bashkë me këtë kërkesë do t’i dërgohet gjykatës GJKKO, për vlerësim.

‘Forca e Ligjit’ shënjestron 'kokat' e krimit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here