Google search engine
Home Politike Drejtesi ‘Forca e Ligjit’ shënjestron ‘kokat’ e krimit/ Lulzim Berisha rezulton ‘trokë’, Kadastra...

‘Forca e Ligjit’ shënjestron ‘kokat’ e krimit/ Lulzim Berisha rezulton ‘trokë’, Kadastra i lëshon vërtetimin që na habiti të gjithëve (Zbardhet dokumenti zyrtar)

0
387

Ish kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka plotësuar formularin e pasurisë të kërkuar nga ‘Operacioni Forca e Ligjit’, pasi dyshohet se ka vënë pasuri nga rrugë kriminale në shkelje të ligjit. 

Pasi dorëzoi formularin e OFL, pranë Drejtorisë së Policisë, Lulzim Berisha është pajisur sot me një vërtetim nga Kadastra, ku thuhej se ai nuk ka asnjë pronë në emër të tij. Në përgjigjen zyrtare që mban datën e sotme, sqarohet se në emër të Berishës nuk figuron asnjë pronë e regjistruar.

PASURIA E LUL BERISHES
Pavarësisht faktit se Berisha në Kadastër rezulton pa prona, në fakt ka rezulton se ka disa aktivitete. Mësohet se Lulzim Berisha ka në administrim një bar-kafe me qira, një makinë tip BMW, e cila është blerë me një vlerë 1 milion lekë si dhe ka 40% të aksioneve në shoqërinë ‘RAJAN 2007’. Aksionere në këtë shoqëri është dhe e motra e tij Luljeta Berisha dhe shtetasi me inicialet E.Sh. Bëhet e ditur se kjo shoqëri furnizon me karburant anijet e peshkimit, ndërkohë që vet Lulzim Berisha tha se burimet e tij financiare janë të ligjshme.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi dje një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht.

Ai i dënuar fillimisht me burg përjetë e më pas me 25 vite, i kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer, kur u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Gjykata i dha lirinë duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës.

‘Forca e Ligjit’ shënjestron 'kokat' e krimit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here