Gazetari Artan Hoxha, e ka quajtur spektakël, nismën e qeverisë “anti-KÇk”.
“Për të parandaluar atë që kryeministri e identifikoi si KCK, gjyqtarët dhe prokurorët. Ishte si pretekst, ishte ngjarja me prokurori Ndoj, që pothuajse është harruar. Në këtë prizëm kryeministri bëri këtë lloj veprimi. Unë nuk dua të hyj te pjesa e avokatëve, unë do qëndroj te perceptimi i publikut në atë që bën qeveria dhe te efektshmëria e botës së krimit. Ajo që kemi parë deri tani është një spektakël, sot jemi në ditën e tretë. Nga pamja vizive nuk ka të sharë. Unë do kisha shumë qejf të isha në ndonjë lloj operacioni. I vetmi institucion që ka një memorial atje me yjet e dëshmorëve të atdheut nuk është as prokuroria e shtetit, nuk është as gjykata. Ne kemi një situatë krejt tjetër dhe i lëshohemi as ajo që kemi në dorë që është policia e shtetit. Por edhe pse ka ato problemte e veta nuk është se i mungonte burimi njerëzor. Janë të aftë të përballen me kriminelë. E mbani mend në Lazaratin, 5 ditë ka luftuar RENEA atje”, tha Hoxha në “Byro politike”.
Sakaq, Hoxha tha se efektivët e OFL që kemi parë këto ditë, janë ish-komando që kanë shërbyer në misione paqeruajtëse, ndërsa tashmë janë trajnuar si policë.
“Është e tepërt për ne që të pranojmë edhe një dështim tjetër. Ajo njësia që del aty me OFL janë ish-ushtarakë, që kanë shërbyer në misionet tona të cilët nga ushtria, i kemi sjellë në polici, i kemi trajnuar. Një ushtarak stërvitet në front, ndërsa një polic tjetër gjë. Një polic mendon, një ushtarak vepron. Kjo strukturë e re duhej të bëhej pasi të izauroheshin të gjithë të tjerat. Pastaj pa hyrë te pjesa ligjore”, deklaroi gazetari.









































