Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur aksionin në Shijak për kërkimin e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng dhe më pas ndërroi jetë. Sipas tij RENEA ka kontrolluar edhe vrimën e miut, duke theksuar se në këto kushte është i tepërt operacioni i OFL.
“Te resorti në Shijak RENEA ka kontrolluar edhe vrimën e miut, dy veta e bëjnë atë veprim dhe ne shikojmë gjithë ata djem, gjithë ai shpenzim. Madje u fokusuan mediat a janë kamerat gati, vunë syzet dhe lexuan deklaratën. Sot jemi para këtij momenti, qytetari ndodhet para një bombardimi. Shikon një njësi të veshur mirë, në pamje vizive ngel pa mend. Sot është dita e tretë, jam kurioz se si do arrestojnë ata një bos të krimit. Nëse në ditën e parë kjo strukturë do kontrollonte disa banesa ku dyshohej se fshihej Altin Hajri do kishte një justifikim. Por të shkosh, t’i vësh shirtin një godine, nuk e di. Nuk ka nevojë të harxhosh gjithë atë impenjim të bësh rolin e postës. Ndodhemi përpara këtij fakti që na është nxjerrë gjithë kjo gjë që do bëjë namin. E patë atje në Shkodër, çfarë ndaluan? Jamë bërë skuestro në banesa 1 katëshe, ata akuzohen si pjestarë të familjes Doçi. Njëri nga ata ka ardhur sot nga Vjena dhe është dorëzuar. Ajo që presin qytetarët është tjetër gjë. KÇK nuk fillon nga poshtë, duhet të fillojë nga lart. Kërkove të godasësh prokurorë dhe gjyqtarë, shko dhe godit pronat dhe gjej paratë e tyre. Hidhini një sy listës që është çuar ky formular, Lul Berisha, familja Doçi, Hajri, dhe këta kushërinjtë Hysenaj. Po ti shikosh pjesa më e madhe e tyre janë vënë në filtër edhe më parë”, u shpreh Hoxha në ‘Byro Politike’.









































