Google search engine
Home Lifestyle Adhurohet nga shumë femra, e vërteton dhe shkenca, ja kush është mashkulli...

Adhurohet nga shumë femra, e vërteton dhe shkenca, ja kush është mashkulli më i bukur në botë

0
280

Robert Pattinson është mashkulli më i bukur i planetit. E thotë dhe shkenca. Përzgjedhja nuk u bë nga ndonjë sondazh “online”, që do ta kishte fituar gjithsesi, sepse adhurohet nga mijëra femra, por vlerësimi u bë nga një kirurg estetik.

Julian De Silva aplikoi në fytyrat e personazheve të famshëm “Golden Ratio of Beaty Phi”, një ekuacion i përdorur nga Grekët e Lashtë për të matur bukurinë absolute.

Ai bëri një listë me klasifikimin e më të famshmëve me përqindjen më të lartë të perfeksionit me atë idealen. Dhe në majë të kësaj është “Vampiri” më i dashur i ekranit.

Doktori De Silva ka përdorur teknikat e fundit kompjuterike në fytyrat e yjeve, të bazuara në algoritëm.

Në këtë klasifikim, Pattinson ka përqindjen më të lartë të perfeksionit me (92.15%). Pas tij renditen Henry Cavill dhe Bradley Cooper me përqindje të njëjtë (91.08%). Brad Pitt (90.51%), George Clooney (89.91%), Hugh Jackman (89.64), David Beckham (88.96%), Idris Elba (88.01%), Kanye West (87.94%) dhe Ryan Gosling (87.48%).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here