Analisti Baton Haxhiu ka folur për taksën 100% të vendosur nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ndaj Serbisë. Ai shprehet se Kurti nuk ka rrugë tjetër përveç se ta heqë, pasi tani nuk i tolerohet më diskursi populist.Ndërsa duke folur për sfidat e ardhshme të Kurtit si Kryeministër, z. Haxhiu përmendi dialogun dhe paramarrëveshjen me Serbinë.
“Kushtet e negociatave me Serbinë i përcakton Grenell (ambasadori amerikan) dhe mesa po kuptoj nga gjuha, Kurti duhet të mësohet me idenë se në këto negociata do të duhet të shkojë me Thaçin”-tha ai për Euronews Albania.











































