Ditën e nesërme pezullohet lundrimi i trageteve në portin e Vlorës, shkak për këtë është përkeqësimi i kushteve të motit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për datat 04, 05 dhe 6 shkurt nga ora 15:00 deri ne oren 22:00 në portin dhe gjirin e Vlorës, deti dhe era do të jenë Jug- Jug perëndim 5-6bft. Ndërkohë në det të hapur deti dhe era do të jenë Jug-Jug perëndim 7-8bft.
Në datën 05 shkurt në orët e para të mëngjesit do ketë një ndryshim ku deti dhe era do të jenë në drejtimin Veri-Perendim forca 7-8bft, e cila do të vazhdojë me kete drejtim dhe ketë forcë deri në daten 06 shkurt, ne oret e para te ditës.
Permisimi i kushteve hidrometeorologjike priten të jenë në orën 20:00 të datës 06. Në daten 04 shkurt ora 15:00 deri në daten 06, në orën 20:00 do të bëhet pezullimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit. Për mjetet e lundrimit ndërkombetar do të ketë pezullim vetëm në datën 05.02.2020.








































