Google search engine
Home Politike Vjen ‘arma’ e re për SPAK dhe BKH, befason Sandër Lleshaj: Sot...

Vjen ‘arma’ e re për SPAK dhe BKH, befason Sandër Lleshaj: Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Testimi le të nisë me mua

0
316

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se për Shqipërinë sot është një ditë historike.

Sipas tij testi i poligrafit nuk do të përdoret vetëm nga SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe në rekrutimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Lleshaj tha se do të donte ta niste nga vetja e tij këtë risi të re për vendin tonë.

“Poligrafi i njohur në botë, por jo në Shqipëri. Kjo është një ditë historike, është një instrument i ri objektiv që ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, por për të gjitha rekrutimet e reja në polici, SHÇBA-së dhe institucionet e sigurisë publike, do të doja ta nisja nga vetja ime. SHÇBA-ja do të bëjë testimet, do të jetë në lartësinë e detyrës me profesionalizëm dhe paanshmëri” deklaroi Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here