Google search engine
Home Aktualitet VIDEO/ Ndjekja si në filma përfundon keq në Elbasan, dalin emrat e...

VIDEO/ Ndjekja si në filma përfundon keq në Elbasan, dalin emrat e 5 të plagosurve

0
311

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Krastë të Elbasanit, ku tre automjete janë përfshirë në një aksident. Burime bëjnë me dije se një makinë, e cila ka qenë në ndjekje nga ana e policisë, ka përplasur postobllokun e vendosur në zonën e Krastës, duke lënë të plagosur të paktën tre persona, mes tyre dhe punonjës policie. Në zonë janë raportuar dhe të shtëna me armë zjarri nga policia si shenjë për të ndalur drejtuesin e mjetit i cili nuk i bindej forcave të rendit.

Një prej efektivëve të plagosur ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, ku pritet t’i nënshtrohet dhe disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Nga përplasja janë plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar në spital.

EMRAT

1. Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë
2. Diana Plaka
3. Durim Plaka (burrë e grua)
4. Albert Cani, instruktor autoshkolle
5. Adriana Mukja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here