44-vjeçari Andon Mëhillaj i dënuar me burgim të përjetshëm u gjet i vdekur disa ditë më parë në ambjentet e burgut. Janë bërë publike rezultatet paraprake të ekspertizëz, pas dyshimeve dhe akuzave që hodhën familjarët për shkaqet e vdekjes duke akuzuar autoritetet e burgut.
Në rezultatin paraprak të mjekëve në të cilin nuk flitet për vrasje apo vetëvrasje.
“Vdekje e menjëhershme për shkaqe ende të pasqaruara! Do pritet rezultati përfundimtar i autopsisë pas 29 ditësh”, thuhet në raportin paraprak.
Mëhillaj, i njohur ndryshe si kapoja i “Bandës së Tritolit” në Vlorë, ishte dënuar me burg përjetë si anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.








































