Google search engine
Home Lifestyle Tropojanët ‘kryqëzojnë’ Ermal Mamaqin për filmin e fundit, reagon Marjana Kondi dhe...

Tropojanët ‘kryqëzojnë’ Ermal Mamaqin për filmin e fundit, reagon Marjana Kondi dhe i vë vulën gjithçkaje me atë që tregon

0
316

Pjesë e filmit ‘I Love Tropoja” është edhe aktorja shumë e dashur për publikun, Marjana Kondi. Ajo luan rolin e një nëne të nderuar tropojane, ndërthurur me humorin e batutat e saj. Ditën e sotme në një postim në Instagram, Marjana i ka kushtuar disa vargje Tropojës së bukur dhe tropojanëve.

“Aty ku bjeshkët jehojnë,

njerëzit heshtin në urtësi.

Aty ku natyra rrëmbehet tufaneve, dimri zbardh nxitimthi,

bimësia ashpërsohet, aty njerëzit ruajnë butësinë shpirtërore.

Këta janë Tropojanët.

Çfarë vepre është njeriu, sa bujar nga natyra…

Në Tropojë bujarinë nuk e gjejmë të shpërndarë vetëm në natyrën e mrekullueshme por edhe në qënien njerëzore, në urtësinë e tyre, në dijen, në kulturën dhe historinë që përcjellin.

I love Tropoja!

Ermal Mamaqi Merite e jotja ku ne Galerine e humorit futet personazhi i nje nene te nderuar Tropojane me te gjithe vlerat qe ka ky vend”, shkruan Marjana.

Këto fjalë vijnë si një mesazh për të qetësuar të gjithë ata zëra që kanë dalë kundër këtij filmi dhe mënyrën se si janë trajtuar tropojanët në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here