Google search engine
Home Aktualitet Superoperacioni nga OFL/ U paralajmëruan për sekuestrimin e pasurisë, reagon menjëherë avokati...

Superoperacioni nga OFL/ U paralajmëruan për sekuestrimin e pasurisë, reagon menjëherë avokati i Lulzim Berishës dhe i nxjerr blof: Pasuritë e klientit tim janë …

0
304

Zëdhënësja e Operacionit Forca e Ligjit ditën e sotme doli në një konferencë për shtyp, ku bëri me dije se u ka nisur formularin për deklarimin e pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

Përfaqësuesja e OFL deklaroi se për 48 orë këta persona duhet të justifikojnë pasurinë në të kundërt do të sekuestrohet.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i avokatit të Lulzim Berishës. Detar Hysi, avokati i Lulëzim Berishës sqaroi se nuk u është dhënë asnjë lloj dokumenti për të bërë deklarimin e pasurisë dhe mbi të gjitha pasuritë e klientit të tij janë hetuar dhe i janë kthyer me vendim gjykate që në vitin 2007.

Lulzim Berisha 49 vjeç lindur dhe banues në Adria në Durrës akuzohet si drejtues i një grupi kriminal për trafikim lëndësh narkotike dhe pastrim parash. Në vitin 2012 Berisha është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në 2016 është liruar me kusht.

Bashkë me Berishën operacioni Anti-KÇK vijon edhe për Ardian Çapjan, 52 vjeç i cili është arrestuar në flagrancë për vrasje të punonjësve të policisë e mbetur në tentativë dhe për armëmbjatje pa leje. Ai dyshohet si autor i disa vrasjeve në Elbasan për motive hakmarrje. Sakaq dyshohet se ka kryer vrasje me pagesë së bashku me të afërmit e tij për periudhën 2009-2010.

Këto 2 persona brenda 48 orëve duhet ti përgjigjen të gjitha pyetjeve të OFL me shkrim dhe përgjigjet më pas do i dërgohen SPAK që duhet ta vlerësojë rastin brenda 15 ditësh. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here