Largohet nga detyra drejtori i kadastrës në qytetin e Vlorës Taulant Canameti.
Mësohet se Canameti do të zëvendësohet nga Bilbil Aliaj i cili tashmë është emëruar në këtë post.
Taulant Canameti u komandua si drejtor i përkohshëm në Kadastrën e Vlorës.
Ai përpara se të bëhej drejtor mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion dhe ishte i vetmi zyrtar që kishte mbetur me post drejtues në kadastër.
Dorëheqjet e vazhdueshme të titullarëve të hipotekës në Vlorë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi kanë nxjerrë në pah problemet me pronat.
Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në hipotekë.
Në 6 muajt e fundit hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:
Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)
Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)
Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)
Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)
Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)
Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)
Loreta Alushi Tozaj, dhjetor 2014-tetor 2015 (10 muaj)
Ina Luçi, tetor 2013-dhjetor 2014 (14 muaj)
Taulant Cenameti, ishte drejtori i fundit i komanduar, që do të zëvendësohet nga Bilbil Aliaj.








































