Video e Mihal Kokëdhimës që terrorizoi pushuesit spanjollë duke qëndruar i varur mbi kofanon e një makine, bëri xhiron e botës verën e shkuar.
Por këto pamje, padyshim do t’ua kujtojnë sërish këtë skandal.
Këtë herë, rasti vjen mes një efektivi policie në Indi dhe një drejtuesi mjeti teksa ky i fundit nuk ka pranuar të ndalonte pas sinjalit nga autoriteti.
Kjo e ka detyruar efektivin ti bllokojë rrugën, por as në këtë formë drejtuesi nuk është bindur dhe në këto rrethana polici është hedhur mbi kofanon e makinës dhe ndërsa mjeti ka vijuar lëvizjen, skena ka zgjatur për jo pak, por për plot 2 km.










































