Google search engine
Home Aktualitet Pas sekuestrimit të pasurisë së fisit Hajraj, OFL nuk ndalet dhe nis...

Pas sekuestrimit të pasurisë së fisit Hajraj, OFL nuk ndalet dhe nis tjetër aksion/ Ç’pritet të ndodhë dhe cila është goditja e radhës në Tiranë, Durrës e Shkodër

0
286

Prej ditës së djeshme ka nisur në terren zbatimi i paketës anti-kçk për goditjen e krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme. Dje Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar pasuritë e fisit Hajraj në Shijak, anëtarët e të cilit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

 “BalkanWeb” raporton se OFL ka 150 punonjës që janë oficerë të policisë gjyqësore dhe agjentë që janë trajnuar prej 6 muajsh. Ata po përpilojnë një listë të marrë nga 12 drejtoritë vendore dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për personat e dënuar me formë të prerë për vepra të rënda penale ose të hetuar për to.

Të gjithë këtyre personave u jepet një formular për justifikimin e pasurisë dhe kanë afat për plotësim 48 orë. Konkretisht OFL është duke shpërndarë formularët tek personat e dyshuar për aktivitet kriminal dhe pasuri të paligjshme. Pas dorëzimit të formularëve ata do të shqyrtohen nga OFL dhe më pas vijojnë fazat e tjera të operacionit. Oficerët e OFL janë të shpërndarë kryesisht në zonën e Durrësit, Tiranës e Shkodrës.

“OFL vepron në emergjencë kur ka indicie se personi subjekt i aktit normativ mund të kryejë vepër penale apo tjetërson pasurinë. Në këto raste OFL vepron vetëm me firmë të drejtorit të përgjithshëm të policisë e me pas brenda 48 orëve njoftohet prokuroria e posaçme e cila pas 15 ditësh e çon çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit brenda 15 ditësh vendos se çfarë do të bëhet me pasurinë. Sekuestroja vendoset për 4 muaj dhe hetimet për të mund të shtohen edhe 4 muaj të tjerë. Më pas gjykata është e detyruar që të marrë vendim për konfiskim apo për kthim tek pronari”, deklaroi gazetarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here