Ditën e sotme u raportua se operacioni Forca e Ligjit po shtrihet në të gjithë vendin me kontrolle, kryesisht sot me fokus në Durrës dhe Shkodër. Zëdhënësja e OPL bëri me dije në një deklaratë për shtyp se po shpërndahen formularët dhe pas kësaj procedure, personat që do u kontrollohet pasuria do kenë vetëm 48 orë kohë.
Policia dhe oficerët e OFL po kryejnë kontrolle në pasuritë e personave të identifikuar më parë si të dyshimtë, apo me pasuri të pajustifikuara.
Në qytetin bregdetar ka lëvizje të shumta të autoblindave e mjeteve të tjera të policisë. Ndërkohë sot i është dorëzuar formulari familjarëve të Lulzim Berishës, për të cilin OFL tha se ka afat 48 orë.
Burimet thanë se OFL do t’ia dorëzojë formularin motrës së Lul Berishës, pasi ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.










































