Google search engine
Home Aktualitet Njihet në kartotekat kriminale si kleptomani që shoqërohet çdo javë në komisariat...

Njihet në kartotekat kriminale si kleptomani që shoqërohet çdo javë në komisariat me mbi 500 grabitje të dokumentuara, kush është super hajduti që plagosi çiftin në Allias

0
294

Autorët para disa ditësh hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë, duke plagosur çiftin, Afërdita dhe Petrit Lazen, që ranë rënë pre e grabitjes. Policia e Tiranës arrestoi sot Fatjon Mërtënikën dhe shpalli në kërkim Markeljan Cungun. Të dy autorët nuk janë emra të panjohur për drejtësinë.

Kush është Markeljan Cungu? 

Cungu në  vitin 2016 u kthye  nga Gjermania, por u arrestua sërish nga policia e Tiranës asokohe si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni sapo kishte lënë qelinë po për të njëjtën vepër penale.

Cungu njihet në kartotekat kriminale si personi që ka kryer më tepër grabitje. Vetëm në komisariatin nr. 3 mbi 70 vjedhje dhe grabitje, ndërsa në komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 500 vjedhjeve.

Po kështu edhe Mërtënika ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. 

Cungu tashmë ndodhet në arrati, pasi akuzohet se më 19 janar bashkë me Mërtënikën hynë në banesën e çiftit Laze për të grabitur, por aty plagosën biznesmenët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here