Google search engine
Home Aktualitet Një numër i madh forcash speciale RENEA mësynë fshatin, ndërsa ai u...

Një numër i madh forcash speciale RENEA mësynë fshatin, ndërsa ai u përgjigj me të shtëna, “mbyllet” në Peqin i rrezikshmi i Vlorës

0
349

Xhevahir Jonuzi, i arrestuari gjatë operacionit të RENEA-s në Oshtimë të Vlorës është transferuar në burgun e Peqinit.

Ky i fundit u arrestuar më datë 18 janar të këtij viti pasi një numër i madh forcash speciale RENEA mësynë fshatin, ndërsa ai u përgjigj me të shtëna.

Kjo bëri që policia gjithashtu të qëllonte duke e plagosur në këmbë. Ndaj Jonuzit ekziston edhe një vendim gjykate me 25 vite burg me akuzën e vrasjes në vitin 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here