Google search engine
Home Lifestyle Një grua e mistershme i dërgonte mesazhe dhe e përndiqte, moderatori shumë...

Një grua e mistershme i dërgonte mesazhe dhe e përndiqte, moderatori shumë i dashur për shqiptarët merr vendimin urgjent

0
282

Moderatori shumë i famshëm italian Carlo Conti është përndjekur nga një grua për një kohë të gjatë dhe kjo gjë e ka detyruar të paraqesë një ankesë te autoritetet.

Mediat italiane shkruajnë se Conti përndiqej nga një admiruese, e cila i mbushte kutinë e postës së tij elektronike me mesazhe të panumërta.

Ankesa përfundoi në duart e zëvendësprokurorit Francesco Gualtieri, ndërsa magjistratura ka deleguar policinë për të gjurmuar adhuruesen sekrete.

Moderatori është i martuar dhe i dashuruar me Francesca Vaccaro-n. Të martuar që nga viti 2012 dhe prindër të Matteo-s së vogël, ata të dy janë cilësuar si çifti perfekt.

Carlo Conti nuk është personazhi i famshëm i vetëm që është ngacmuar nga fansat.

Para tij, Sarah Felberbaum, Sabrina Ferilli, Barbara De Rossi, Michelle Hunziker, Elisabetta Canalis, Flavio Insinna dhe Francesco Facchinetti raportuan raste të ngjashme.

Një grua e mistershme i dërgonte mesazhe dhe e përndiqte,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here