Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Që nga Korça, policia ishte në ndjekje të një makine me targa të huaja pas dyshimeve për aktivitet të paligjshëm.
Po kush është ‘krimineli’ që nuk iu bind urdhrit të policisë?
I dyshuari tentonte të largohej nga policia, por u përball me një postbllok ku përplasi mjetin e policisë dhe plagosi një efektiv një efektiv.
Burime bëjnë me dije se personi të cilit i është vendosur pas policia ka qenë Aldiron Shehu, nga Gjirokastra, i cili ka pasur precedent penalë në fushën e trafikimit të klandestinëve.









































