Ish-shefi i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke i drejtuar dhe një pyetje direkte ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Prençi pyet ministrin se kush fshihet pas vrasjes së kushëririt të bashkëshortes së tij, ish-drejtorit të OSHEE Sajmir Jaku, dhe ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi, pasi të dy palët kanë qenë në konflikt.
“Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit. Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë vrasjen. Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira e të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me reçët.
Ta zbulojë vrasjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e anti-KÇK, ose është pjesë e saj”, thotë Prençi.








































