Google search engine
Home Politike Drejtesi KPK ndërpret vetingun për Elona Kanën, ish-këshilltarja ligjore dorëzon dorëheqjen, përjashtohet për...

KPK ndërpret vetingun për Elona Kanën, ish-këshilltarja ligjore dorëzon dorëheqjen, përjashtohet për 15 vite nga drejtësia

0
281

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e djeshme një seancë për ish-këshilltaren ligjore, Elona Kana, ndonëse kjo e fundit kishte dorëzuar një dorëheqje nga Shkolla e Magjistraturës si dhe mungoi në sallë. Kryesuesja e trupës gjykuese, Suela Zhegu deklaroi se kërkesa e 2 tetorit 2019 e Elona Kanës për përjashtimin e relatores Xhensila Pine ishte rrëzuar nga një tjetër trupë gjykuese, ndërsa shtoi se Komisioni ishte njohur edhe me kërkesën e saj për dorëheqje. “Komisioni e zhvilloi seancën për ta dëgjuar subjektin lidhur me kërkesën për dorëheqje”, tha Zhegu. Elona Kana u përball fillimisht me vetingun në tetor si këshilltare në Gjykatën e Lartë. Por në seancën e parë dëgjimore, ajo kërkoi dorëheqjen e relatores Xhensila Pine me pretendimin se ajo ishte zgjedhur nga Partia Demokratike dhe mund ta cenonte në proces për shkak të qëndrimit të mbajtur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga bashkëshorti i saj, Denar Biba. Pas seancës së parë dëgjimore, Kana ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës. Duke iu referuar kërkesës për dorëheqje, KPK vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për të, duke i hequr të drejtën për të mbajtur ndonjë pozicion në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Relatorja Pine pohoi se KPK kishte pyetur Shkollën e Magjistraturës dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, lidhur me dorëheqjen e subjektit. KLGJ ka informuar se për dorëheqjen e këshilltares ligjore ishte shprehur Shkolla e Magjistraturës, ndërsa kjo e fundit ka njoftuar se kandidatët për magjistratë që hiqnin dorë për shkak të vetingut, nuk ishin të detyruar të rikthenin pagesën e marrë për ndjekjen e kësaj shkolle. “Komisioni vlerësoi se procedura administrative nuk mund të mbyllej pa u dëgjuar subjekti”, shpjegoi Pine. Pas një tërheqjeje të shkurtër, trupa gjykuese vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për ish-këshilltaren ligjore Elona Kana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here