Google search engine
Home Politike Drejtesi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit në tre kriteret, merr vendimin...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit në tre kriteret, merr vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme

0
290

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit të hollësishëm të tre shtyllave të vlerësimit ka dhënë vendimin pozitiv.

Në këtë proces gjyqtarja Muça iu nënshtrua procesit të rivlerësimi si anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa pati një seancë dëgjimore pa probleme.

Trupa që hetoi Muçën, deri së fundi anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda, u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici.

Muça, e cila ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 2001 në Gjykatën e Korçës, ku ka punuar deri në vitin 2015. Më pas ajo u emërua si anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here